Moto GP, CAS-i nuk i heq dënimin Rossit; niset nga vendi i fundit
05/11/2015 17:00
Tashmë është zyrtare: Valentino Rossi do të niset nga vendi i fundit në Valencia, në garën e fundit dhe përcaktuese për titullin kampion, që piloti italian do e luftojë me shokun e tij të skuadrës te Yamaha, Jorge Lorenzo.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk e ka pranuar apelimin e italianit dhe në këtë mënyrë ai do të niset nga vendi i fundit, pas dënimit që mori si pasojë e incidentit të ndodhur me Marc Marquez, incident ky që ka bërë të shpërthejnë polemika të forta prej ditësh në Itali dhe Spanjë.
Top Channel