Kanada, barazi gjinore në kabinetin e Trudeau

05/11/2015 04:35

Kryeministri i ri i Kanadasë, Justin Trudeau ka emëruar një kabinat me një moshë mesatare shumë të re dhe të larmishëm etnikisht, por për herë të parë në histori të këtij vendi edhe me numër të barabartë meshkujsh dhe femrash.

Shumë prej pjesëtarëve të kabinetit të ri qeveritar, që ka 15 gra dhe 15 burra, janë nën moshën 50-vjeçare dhe përfaqëson diversitetin e këtij vendi.

“Është shumë e rëndësishme të jemi këtu para jush dhe t’i prezantojmë Kanadasë kabinetin qeveritar që ngjan si Kanadaja”, deklaroi 43-vjeçari Trudeau para reporterëve, që vet është bërë kryeministri i dytë më i ri në histori të vendit.

Kur iu kërkua një shpjegim për barazinë gjinore në kabinetin e tij, ai u përgjigj thjesht: “Sepse jemi në vitin 2015”.

Shumë prej femrave në qeverinë e re janë emëruar në krye të dikastereve kryesore, duke iu dhënë besim të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA