Napoli është treguar i pamëshirshëm ndaj danezëve të Midtjylland duke i shënuar në dy ndeshje 9 gola, ndërsa pësoi vetëm një.
Ekipi i drejtuar nga Sarri fitoi 5-0 na Sao Paolo këtë të enjte, ndërsa e kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Danimarkë me rezultatin 1-4. Edhe pse trajneri hodhi në fushën e lojës lojtarët që janë aktivizuar më pak në këtë fillim kampionati, ata nuk e vunë për asnjë moment në diskutim ndeshjen. Po ashtu si edhe në Danimarkë, edhe këtë herë ishte Manolo Gabbiadini lojtari i ndeshjes duke shënuar dy herë. Kjo ishte fitorja e katërt në po kaq ndeshje për italianët, të cilët me 16 pikë dhe golavarazhin 16 me 1 janë tashmë të kualifikuar.
Një tjetër ekip që kaloi në fazën tjetër të Europa League është Dortmundi, i cili fitoi 4-0 ndaj azerëve të Qabala.
Tre pikët aq të rëndësishme i mori mbrëmjen e së enjtes edhe Liverpool i drejtuar nga Klopp, duke fituar minimalisht 0-1 ndaj Rubinit në Rusi. Megjithatë me këtë fitore anglezët nuk e kanë siguruar ende kualifikimin pasi ndodhen në vendin e dytë në grup me 6 pikë, ndërsa në vendin e parë renditet Sioni me 8 pikë.
Ndeshjet e luajtura në orën 19:00 këtë të enjte në E. League:
Ajax 0 – 0 Fenerbahce
Celtic 1 – 2 Molde
Rubin Kazan 0 – 1 Liverpool
Sion 1 – 1 Bordeaux
Borussia Dortmund 4 – 0 FK Qabala
FC Krasnodar 2 – 1 PAOK Thessaloniki FC
Club Brugge 1 – 0 Legia Warszawa
SSC Napoli 5 – 0 FC Midtjylland
Dinamo Minsk 1 – 2 Villarreal
Viktoria Plzen 1 – 2 Rapid Wien
FC Groningen 0 – 1 Liberec
Marseille 1 – 0 Braga
Top Channel