Takim historik mes dy presidentëve të Kinës dhe Tajvanit

04/11/2015 02:20

Presidenti i Tajvanit, Ma Ying-Jeou do të takojë homologun e tij kinez, Xi Jinping në Singapor të shtunën, në takimin e parë që do të jetë i këtij niveli në mes këtyre dy vendeve.

Zëdhënësi i Presidentit Ma, Chen-Yi-Hsin deklaroi se takimi bëhet “për të promovuar paqen rreth ngushticës së Tajvanit dhe për të konfirmuar statuos quo-në”.

“Asnjë marrëveshje nuk do të firmoset dhe nuk do të ketë asnjë deklaratë”, vazhdoi Chen, duke shtuar se Presidenti Ma do të mbajë një konferencë për shtyp ditën e enjte për të shpjeguar vendimin e tij për t’u takuar me homologun e tij kinez.

Ndërkohë, agjencia kineze e lajmeve “Xinuha” raportoi se palët “do të shkëmbejnë pikëpamjet për të rritur bashkëpunimin dhe për të ngritur marrëdhëniet paqësore në një tjetër nivel”.

Lajmi për takimin mes dy presidentëve është mirëpritur nga Shtëpia e Bardhë, megjithatë SHBA-të po presin rezultate konkrete nga ky takim, në mënyrë që të ketë sa më pak tensione dhe më shumë bashkëpunim mes palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA