Skandali i FIFA-s, ekstradohet drejt SHBA, Jose Marin

04/11/2015 02:50

Ish-kreu i Federatës Braziliane të Futbollit, Jose Maria Marin, është ekstraduar drejt SHBA-ve për t’u përballur me akuzat për korrupsion. Pas ekstradimit të tij, Marin u paraqit në Gjykatën e Nju Jorkut, ku deklaroi se ishte i pafajshëm.

Ai ishte në mesin e shtatë zyrtarëve të FIFA-s të cilët u arrestuan në Zvicër në muajin maj. Marin akuzohet për marrje ryshfeti miliona dollarë nga kompani sportive të marketingut në lidhje me Kupën e Amerikës dhe Botërorin e Brazilit.

Autoritetet zvicerane deklaruan se ai u shoqërua nga policë amerikanë në fluturimin nga Cyrihu deri në Nju Jork. Në rast se shpallet fajtor për akuzat e ngritura, Marin mund të dënohet deri në 20 vite burg.

SHBA-të kanë paditur 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të FIFA-s për korrupsion, pas një hetimi të thellë nga Byroja Federale e Hetimeve.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka mohuar gjithmonë se ka bërë ndonjë gjë të paligjshme, por në shtator autoritetet zvicerane, me kërkesën e SHBA-ve, filluan hetimet ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA