Para nisjes së ndeshjes Real Madrid-PSG, kur lojtarët e skuadrës spanjolle po zbrisnin nga autobusi për të hyrë në stadium, presidenti i klubit me 10 Champions të fituara në histori, Florentino Perez, qortoi Cristiano Ronaldon për disa deklarata të portugezit në revistën “Kicker”, ku sulmuesi shprehej se një ditë mund të largohej nga Reali.
Perez po takonte një nga një të gjithë lojtarët para se të shkonin në dhomat e zhveshjes dhe kur vjen radha e Cristianos, ai i thotë se duhet të flasin. Kur Cristiano e pyet se pse duhet të flasin, presidenti i përsërit se duhet të flasin.
“Çfarë kam thënë?”, pyet sërish Cristiano, por Perez këmbëngul në të tijën dhe e përkëdhel në faqe. Pasi ndahen, lojtari, të cilit tashmë i ishte zhdukur buzëqeshja nga fytyra, i thotë nga larg: “Nuk e kam thënë atë, nuk e kam thënë atë”. “E kam thënë ndryshe”, u justifikua Cristiano.
Top Channel