Mbyllja e qeverisë/ Vijon kaosi, mbi 1,000 fluturime të anuluara dhe rreth 4,000 të vonuara Revista “Forbes” ka shpallur për herë të tretë Vladimir Putinin si personin më të fuqishëm të botës.
Në këtë klimë lindje-perëndim, presidenti rus ndiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe në vend të tretë renditet Barack Obama. Por kjo është hera e parë që një president i Shteteve të Bashkuara nuk është në 2 vendet e para.
Randall Lane, redaktori i “Forbes”, tha për “The Independent” se lista ilustron një ndryshim në strukturën e pushtetit global. Sipas Lane, gjatë dekadës së fundit, është e qartë një prirje: Më pak fuqi në Perëndim, dhe gradualisht rritje e kësaj fuqie në Lindje”. I pyetur nëse lulëzimi i Putinit do të zgjasë edhe në vitin 2016, Lane u shpreh se sikurse tregon historia pushteti siç vjen edhe ikën.
Ndërkaq, ato çka ndikojnë në hartimin e kësaj liste janë: sasia e parave në llogarinë bankare, impakti që personazhet kanë në publik, apo sferat e tyre të influencës.
Papa Françesku ka ruajtur pozicionin e tij në vend të katërt, ashtu sikurse vitin e kaluar, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping , ka rënë 2 pozicione. E ndërsa emra të rinj që prezantohen për herë të parë në listën e revistës “Forbes” janë edhe Hillary Clinton (58) Donald Trump (72) dhe Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë.
E ndërsa skandalet respektive që përfshin Joseff Blatter, ish-presidentin e FIFA-s, apo Martin Winterkorn, ish-kreun e Volkswagen, i kanë përjashtuar këta të fundit nga klasifikimi i prestigjiozes.
Teksa Putin u shpall si njeriu më i fuqishëm i botës nga revista “Forbes”, shefi i Kremlinit mori vendimin se Rusia duhet të fillojë zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve personale mbrojtëse kundër kërcënimeve bërthamore, apo kimike, dhe shume shpejt sipas tij vendi duhet të prodhojë asete të tilla të teknologjisë së fundit.
Top Channel