Durrës, gjykata shpall fajtore motrat Kajtazi; por pezullon burgimin

04/11/2015 18:00

Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtore dy motrat Kajtazi, nën akuzat e “shkatërrimit të pronës përmes zjarrit” dhe “vjedhjes në bashkëpunim”.

Gjyqtari Fejzo Hysi fillimisht ka pranuar dënimin e dy motrave me nga 8 muaj burg, por ka vendosur pezullimin e dënimit për shkak të moshës së tyre dhe verifikimit të disa rrethanave lehtësuese.

18-vjeçarja Orialda Kajtazi është vënë në shërbimin e provës për 18 muaj, shoqëruar me kushtin që të përfundojë arsimin e mesëm, të cilin e kishte ndërprerë pas prishjes së fejesës.

Ndërsa motra më e vogël, Klevisa është detyruar të kryejë punë në komunitet për 50 orë, të mbajë gjithashtu lidhje me shërbimin e provës dhe të vijojë shkollën.

Dy motrat tronditën mbarë opinionin publik muaj më parë, kur u larguan nga shtëpia pasi kishin helmuar prindërit dhe i kishin vënë zjarrin shtëpisë.

Ato u gjetën pak kohë më pas në Vlorë, ku kishin marrë një shtëpi me qera, me paratë e vjedhura nga shtëpia para arratisë.

Pas arrestimit, Orialda u kthye pranë familjes, të cilës i kërkoi falje, ndërsa motra e vogël vijon qëndrimin në një qendër për personat e dhunuar, në Tiranë. Mësohet se ajo ka kërkuar pezullimin e urdhërit të mbrojtjes, për t’u kthyer pranë familjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA