Vlorë, kapen 75 kg kanabis; në kërkim transportuesi

03/11/2015 09:35

Policia ka finalizuar  operacionin e koduar “Tragjasi” duke sekuestruar nje sasi prej 74,7 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Krenar Bitraj, 24 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë për arsye se: Shërbimet e policisë, gjatë ndjekjes që i kanë bërë një automjeti tip “Nisan-Navara”, me targë: AA341IE, në pronësi të këtij shtetasi, e kanë gjetur atë të braktisur, në vendin e quajtur “Maruka” në fshatin Dukat.

Në afërsi të automjetit u gjetën të hedhura në tokë 15 thasë me thurje, brenda të cilave ndodhej një sasi lënde narkotike prej 74 kg e 700 gr, e llojit “Cannabis”.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin materiale të tjera për ekzaminime laboratorike  si dhe po kryen hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar  në këtë ngjarje.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA