Tragjedia në Bukuresht, arrestohen pronarët e lokalit të natës

03/11/2015 04:25

Me urdhër të Prokurorisë janë arrestuar tre pronarët e lokalit të natës në Rumani, ku humbën jetën 31 persona në orët e vona të së premtes pas shpërthimit të një zjarri.

Të tre të dyshuarit, mbi të cilët rëndon akuza “vrasje pa paramendim”, u morën në pyetje për disa orë për atë që tashmë njihet si “tragjedia e Bukureshtit” që nisi nga fishekzjarret.

Raed Arafat, ministre e Brendshme, citohet të ketë thënë se lokali nuk kishte leje për të mbajtur koncerte, por edhe për përdorimin e mjeteve piroteknike.

Tre pronarët, Costin Mincu, Alin George Anastasescu dhe Paul Ganeca, akuzohen se kanë futur brenda në lokal më shumë njerëz se kapaciteti real i ambientit, si dhe për injorim të kushteve të sigurisë, duke përfshirë edhe daljet emergjente.

Pronarët kanë kërkuar falje për jetët e humbura si dhe kanë pranuar se kishin dështuar në organizimin e eventit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA