Teuta-Tirana s’ka gola; Skënderbeu, “poker” Bylisit

03/11/2015 19:00

Teuta dhe Tirana u ndalën në një barazim pa gola në ndeshjen e javës së 14 të Superiores të luajtuar këtë të enjte në stadiumin “Niko Dovana”.

Bardheblutë ishin më superiore, por nuk arritën të shënonin të paktën një gol për të marrë tri pikët nga kjo transfertë e vështirë.

Minutat e fundit të kësaj ndeshje ishin vërtetë interesante, teksa Teuta humbi një mundësi të artë për të marrë tri pikët. Pas një krosimi, topi përfundoi në këmbët e sulmuesit Lamçja, i cili gaboi vetëm pak metra nga porta. Më pas ishte Tirana që kundërsulmoi, por një prej lojtarëve të Teutës ndërpreu aksionin dhe u ndëshkua me kartonin e kuq. Gërxhalliu mori ekzekutimin e goditjes, por gaboi tërësisht dhe këtu përfundoi edhe ndeshja.

Me këtë barazim Tirana shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e tretë më 27 pikë.

Ndërsa në Korçë, Skënderbeu arriti një fitore me 4 gola ndaj Bylisit. Progni ishte autor i goli të parë të takimit në minutën 44-ët të pjesës së parë. Në 45 minutat e dyta, korçarët do të shonin edhe 3 herët të tjera, me Abazin, Berishën dhe Salihin.

Tashmë Skënderbeu shkon në kuotën e 34 pikëve, sërish -4 nga Partizani kryesues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA