Pol Pogba është objektiv i merkatos së Barcelonës dhe kjo është shumë e qartë. Megjithatë klubi katalanas nuk do ta ketë shumë të lehtë për të arritur te mesfushroi francez.
Drejtuesit e Juventusit po i rezitojnë çdo oferte deri tani, ndërkohë që është një tjetër aspekt që i vendos kampionët e Spanjës në një dilemë të madhe dhe bëhet fjalë për anën financiare të këtij operacioni.
E përditshmja ‘Sport’, me një artikull të publikuar prej saj ka bërë një paralajmërim në lidhje me koston e transferimit të futbollistit në Kamp Nou duke zbuluar disa detaje në lidhje me këtë çështje.
Sipas saj, në total shifra që duhet të derdhë Barcelona në arkat e Zonjës së Vjetër është plot 260 milionë Euro. Nga këto 100 milionë janë për kartonin e Pogba, 10 milionë si këst për agjentin e futbollistit, Mino Raiola, ndërsa 150 milionë Eurot e tjerë janë për pagesën e Pogba në bazë të kontratës që do të përpilohet.
Top Channel