Leskovik, sekuestrohen 172 kg kanabis; në pranga 4 persona

03/11/2015 18:00

Një tjetër rast i kultivimit të narkotikëve në juglindje të vendit është zbuluar nga policia, që ka kapur 172 kilogramë kanabis sativa. 4 persona kanë përfunduar në prangat e policisë pas një operacioni të kryer në një fshat në Leskovik.

Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar “Agimi”, nga ana e specialistëve të seksionit kundër narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, në fshatin Peshtan, komuna Qendër-Leskovik, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 4 shtetas: Fredi Kara, 31 vjeç, Arti Riza, 33 vjeç, Julian Vasiu, 35 vjeç, dhe Marjaldo Nela, 26 vjeç.

Sipas bluve, në banesën e shtetasit Fredi Kara u gjetën dhe sekuestruan rreth 172 kg kanabis, një pjesë e së cilës ishte përgatitur për t’u tharë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA