Kvyat, te Red Bull edhe për 2016-ën

03/11/2015 11:50

Daniel Kvyat do të jetë pjesë e Red Bull edhe në Botërorin e Formula 1 të vitit 2016, gjithnjë nëse skuadra austriake vendos të mos e braktisë këtë kampionat.

Kristian Horner në një intervistë për BBC ka deklaruar se po punohet në lidhje me këtë cështje ashtu sic është bërë më parë me Ricciardon .

“Kontrata e Ricciardos tashmë është një çështje e mbyllur. Tani po punojmë për atë të Kvyat. Ai po bën një punë të mirë dhe përsa kohë ne do të jemi në Formula 1, ai do të jetë në skuadrën tonë”, tha Horner.

E ardhmja e Red Bull tashmë është në një dyshim të madh pasi ende nuk ka mundur të gjejë një kompani furnizuese për motorë. Skuadra austriake shpresonte shumë që ky problem të gjente zgjidhje në fund të muajit tetor, por marrja e një vendimi u shty për një datë të mëvonshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA