Inter-Milan nuk është një derbi vetëm në aspektin futbollistik. Dy klubet milaneze janë në një përballje me njëra-tjetrën edhe në lidhje me stadiumin Giuseppe Meazza.
Kuqezinjtë u tërhoqën nga plani i tyre për ndërtimin e një impianti në zonën e Portelos dhe tashmë kërkojnë të kenë pikërisht stadiumin e San Siros në administrimin e tyre.
Problemi qëndron në faktin se Interi e Milani kanë një kontratë me Bashkinë e Milanos për administrim të përbashkët të stadiumit deri në vitin 2023.
Për këtë arsye u zhvillua një takim mes presidentëve të dy klubeve, Erik Tohir dhe Sikvio Berluskonit në vilën e këtij të fundit në Arcorem një takim që pritet të sjellë zhvillime të reja.
E ndërsa pritet një zgjidhje për stadiumin, te Interi e Milani po mendohet për merkaton e futbollistëve. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, pjesëtarë të të dy klubeve kanë biseduar në lidhje me të ardhmen e Ranokias dhe Hoze Mauri, të cilët mund të lënë skuadrat e tyre respektive në merkaton e muajit janar.
Top Channel