Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka shpenzuar rreth 43 milionë dollarë në një pikë karburanti në Afganistan, për një projekt që kushton qindra herë më lirë në Pakistan.
Një raport i publikuar nga Inspektoriati i Përgjithshëm Special për Afganistanin tregon se SHBA-të kanë shpenzuar rreth 110 miliardë dollarë në Afganistan që nga viti 2002.
Në lidhje me këtë projekt, thuhet se kishte për qëllim për të provuar se sa janë rezervat e gazit në Afganistan në mënyrë që të përdoret si alternativë për importin e shtrenjtë të naftës.
Gjithsesi, kjo ka kushtuar 140 herë më shtrenjtë se një projekt i ngjashëm në Pakistanin fqinj. Raporti e quan “të panevojshëm dhe ekstrem” shpenzimet për këtë projekt.
Kjo pikë karburanti, që është ndërtuar në qytetin Sheberghan, ishte menduar të jetë stacioni i parë ndonjëherë i gazit në Afganistan. Po ashtu, do të përcaktonte nëse Afganistani ka interes ekonomik në zhvillimin e një industrie të gazit natyror.
Top Channel