UEFA zbarkon në Tiranë

02/11/2015 19:20

Marrëveshjet mes palëve në futbollin shqiptar shpesh kanë përfunduar në gjykata ose në Dhomën e zgjidhjes së Konflikteve për shkak të pagesave të munguara, ose mospërmbushjes së klauzolave të ndryshme.

Por pikërisht për të luftuar këtë, Sektori i Garave, në FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, organizoi një seminar për të njohur të interesuarit me modelet më të fundit kontinentale.

Sekretarët dhe juristët e klubeve shqiptare të futbollit si dhe drejtues të tjerë u bënë pjesë e këtij trajnimi në selinë e qeverisë së futbollit shqiptar.

Qëllimi i seminarit ishte që të sqarojë sa më shumë klubet tona të futbollit, në lidhje me implementimin e kërkesave minimale në kontratat e lojtareve, si dhe rregulloret e reja për marrëdhëniet klub-lojtar.

Të pranishëm nga ana e UEFA-s ishin përfaqësuesit juridike Julien Zylberstein dhe Wil van Megen i Shoqatës Europiane dhe Diederik Dewaele i FIFPro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA