
Autoritetet e aviacionit rus kanë fajësuar “aktivitete të jashtme” për rrëzimin e avionit në gadishullin e Sinait, ku mbetën të vrarë 224 persona.
“Shpjegimi i vetëm i arsyeshëm është se ngjarja ka qenë pasojë e një aktiviteti të jashtëm”, ka deklaruar një zyrtar i kompanisë ajrore.
Sidoqoftë, hetimi i nisur nga ekspertët e aviacionit, që po analizojnë të dhënat e mbledhura përmes kutive të zeza duhet ende të japë rezultatet e tij.
Ndërkohë, një zëdhënës i Kremlinit ka deklaruar për BBC se edhe pista e terrorizmit nuk mund të përjashtohet si motiv i rrëzimit të avionit.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Moskë, nëndrejtori i linjës ajrore, që tashmë ka ndryshuar emër në “Metrojet”, përjashtoi mundësinë e një defekti teknik apo atë të një gabimi të pilotit.
“I vetmi shpjegim për shkatërrimin e avionit në ajër është një impakt i pastër, me pasoja mekanike dhe fizike. Por nuk ka një dështimit të këtyre sistemeve që do të kishin çuar avionin në shpërbërjen e tij në ajër”, deklaroi Alexander Smirnov.
Ndërkohë, një tjetër zyrtar i linjës ajrore bëri të ditur se, në vitin 2001 avioni kishte pësuar një dëmtim në bishtin e tij teksa ngrihej në ajër. Por dëmi ishte riparuar dhe nuk mendohet të ketë qenë faktor në incident, shtoi ai.
Top Channel