Ndërron jetë ish-aktori dhe senatori amerikan Fred Thompson
02/11/2015 08:20
Ish-senatori amerikan Fred Thompson, i cili ka qenë dhe aktor në disa filma dhe seriale, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Familja e tij njoftoi se Thompson vuante nga kanceri.
Fred Thompson ka qenë këshilltar i Komitetit të Senatit për Watergate-n, që hetoi presidentin Richard Nixon.
“Fred ishte i njëjti, në Senat, në sheshxhirim apo në shtëpi”, lexohet në komunikatën e familjes së tij.
Në vitin 2008, Thompson kandidoi te republikanët për president të SHBA-së, por kandidatura e tij nuk fitoi mbështetjen e mjaftueshme.
Top Channel