Korçë, arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

02/11/2015 09:45

Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 8 vjet burg. Ndalimi i 54-vjeçarit Besir Ziberi, lindur në Tetovë të Maqedonisë, u bë në Qafë-Thanë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse gjatë kontrollit në sistem rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Zagrebi (Kroaci) për “mashtrim komercial”.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA