Kapiteni shton vlerën, Xhaka tani kushton 20 mln euro

02/11/2015 20:00

Vetëm 23 vjeç, por me një formë fantastike në një prej ligave më të forta të futbollit europian, dhe me gati gjysmën e kontinentit në ndjekje të tij.

Granit Xhaka nuk mund të mos ishte i kënaqur me situatën aktuale pasi futbollisti kosovar i kombëtares zvicerane ka shtuar ndjeshëm vlerën në tregun kontinental.

Paraqitjet mbresëlënëse me Borussia Monchengladbach në dy sezonet e fundit, kanë bërë që vlera në treg e Granit Xhakës të rritet ndjeshëm.

Kapiteni i M’Gladbach, që në vitin 2012 për 9 milionë euro kaloi nga Baseli në ekipin e Renit të poshtëm, tani ka të paktën dyfishin e çmimit.

Sipas “fussballtransfers.com”, futbollisti me prejardhje nga Kosova ka klauzolën e largimit nga M’Gladbach 30 milionë euro. Mesfushori teknik, që së fundi rinovoi kontratën me skuadrën gjermane deri në vitin 2019, gjatë verës që shkoi tërhoqi vëmendjen e skuadrës spanjolle, Atletico Madrid.

Akordi aktual përfshin një rinovim automatik edhe në 2020 në varësi të dëshirës së Granit Xhakës, por interesi në rritje, mund ta joshë kosovarin të ndryshojë fanelë e ndoshta edhe kampionat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA