Morinë, pranga kosovarit në kërkim ndërkombëtar

01/11/2015 00:00

Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Shtetasi Ibrahim Rama, 40 vjeç, i lindur dhe banues në Vushtri të Kosovës është ndaluar nga forcat e rendit për shkak se autoritetet policore të Belgjikës kanë lëshuar më 29 tetor një urdhërarresti ndërkombëtar ndaj tij, pasi akuzohet për “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje me armë”.

Shtetasi kosovar është dorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, në pritje për t’u ekstraduar në Belgjikë.

Top Channel