Video/ Mike Waltz bën pompa me marinsat në vizitë zyrtare në Gjenevë, Ambasadori amerikan tregon gatishmërinë fizike si pjesë të lidershipit
Koalicioni qeverisës gjerman dështoi në bisedimet të cilat mendoheshin se do të zgjidhin dilemën e politikës së refugjatëve brenda vendit. Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert, deklaroi se pas ketij raundi bisedimesh, të tjera takime do të pasojnë këtë javë.
Pika ku çaloi diskutimi mes koalicionit qeverisës është krijimi i zonave tranzit për refugjatët, duke iu referuar vendeve që do të strehojnë të gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet për azil, ku do të përshpejtohen edhe politikat për t’i kthyer në vendet e origjinës.
Bisedimet e emergjencës në Berlin u mbajtën pas kërcënimeve të vazhdueshme të disa prej kryeministrave të landeve gjermane, se në qoftë se Merkel nuk do të marrë masa për të kufizuar numrin e të ardhurve, atëherë vendi do të përballej nga situata të paparashikuara.
Pjesa më e madhe e refugjatëve që futen në Gjermani qëndrojnë në Bavari. Ky reagim i ashpër është fenomen në rritje çka ka shtuar presion mbi kancelaren dhe ka sjellë përçarje brenda bllokut të saj konservator.
Top Channel