Presidenti i Trabzonspor “merr peng” arbitrat e takimit

31/10/2015 14:05

Autoriteti i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan është bërë objekt diskutimi në vendin që ndahet mes Europës dhe Azisë për shkak të dhunës, arrestimeve dhe presionit te kundërshtarët e tij.

Në një rast të fundit Erdoan ka sjellë dhe burgosjen e një adoleshenti se grisi posterin e presidentit dhe diktatura e tij moderne, konfirmohet edhe në futboll.

Pronari i skuadrës së Trabzonsporit kyçi këtë javë 4 arbitrat e ndeshjes në dhomat em zhveshjes duke i mbajtur me dhunë, për shkak se nuk kishte akorduar një penallti. Por ai tha se u bind për të liruar gjyqtarët, vetëm pas telefonatës së presidenti Rexhep Taip Erdoan.

Ndeshja mes Trabzonsporit dhe Gaziantepsporit u mbyll 2-2, por vendasve iu mohua një penallti, që solli dhe trazira. Turma e inatosur u përplas me forcat e armatosura, ndërsa arbitrat qëndruan të mbyllur deri në orët e para të mëngjesit.

Federata turke e futbollit ka hapur një hetim për incidentin në fjalë, duke nënvizuar cse cdo vendim i gabuar i arbitrave nuk justifikon dhunën dhe shkeljen e ligjeve të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA