F1 e Meksikës, Verstapen surpriza e provave të lira

31/10/2015 14:50

Max Verstapen është surpriza në ditën e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1.

Piloti holandez vendosi kohën më të shpejtë në sesionin e parë të këtyre proave, duke ndalur kronometrin në 1’25.990. pas tij në këtë sezion u rendit rusi, Daniil Kvyat dhe më pas 2 pilotët e Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel.

Ndërkohë në sesionin e dytë të këtyre provave u shfaq fuqishëm Mercedes, që falë Nico Rosberg fiksoi kohën 1’21.531. Sërish koha e dytë I takoi rusit Kvyat. Pas tij u rendit Daniel Ricciardo po me Red Bull. Kampioni I saposhpallur Leëis Hamilton në këtë session u rendit në vendin e katërt.

Çmimi i Madh i Meksikës është gara e 17-të sezonale dhe e para në kalendarin e Formula 1 që nga viti 1992, kur shpallej fitues Nigel Mansell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA