“Më parë merrja kokainë në kapakët e tualetit”, deklarata e Robert F. Kennedy Jr. për drogën shkakton reagime të forta dhe thirrje për dorëheqje
Katër pjesëtarë të një stafi të Kombeve të Bashkuara janë shkarkuar së fundi për shkak se kishin shpërndarë pornografi me të mitur përmes “e-mail”-eve, ndërkohë që një tjetër pjesëtar është larguar nga puna sepse kishte përdorur një mjet zyrtar të OKB-së për të transportuar 173 kg marijuanë.
Lajmi bëhet i ditur nga një raport i stafit menaxherial të OKB-së mbi çështjet kriminale përgjatë një viti deri më 30 qershor.
Raporti në fjalë dokumenton çështjet disiplinore dhe sjelljet kriminale që përfshijnë stafin e Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara. Në total, janë plot 41 mijë pjesëtarë stafi sekretariati nga 188 vende të botës. Raporti nuk zbulon vendndodhjen e stafit të shkarkuar, apo se kur janë shkarkuar ata.
Kombet e Bashkuara janë tronditur së fundi me një rrjedhë akuzash gjatë këtij viti për sjellje të gabuara dhe abuzim seksual nga paqeruajtësit në Republikën e Afrikës Qendrore, por këto raste nuk janë përfshirë në raportin e mësipërm.
Sipas zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq, të gjitha këto çështje kriminale janë referuar në autoritetet e vendeve prej nga ku kanë prejardhjen anëtarët e stafit.
Top Channel