Ngrohja globale, OKB: Masat e deritanishme joefikase
30/10/2015 00:00
Kombet e Bashkuara publikuan vlerësimin e tyre mbi planet e paraqitura nga 146 vende të ndryshme lidhur me frenimin e ndryshimeve klimaterike.
Sipas zyrtarëve, në formën e tyre aktuale, projektet nuk e ndalojnë ngritjen e temperaturave globale mbi pragun e rrezikshem të 2 gradëve celsius.
Emetimet e karbonit do të vazhdojnë të rriten -thonë ata- edhe pse ndoshta me një ritëm më të ngadaltë sesa gjatë dy dekadave të fundit.
Ekspertët e OKB-së shtojnë se sifoqoftë nisma në vetvete përbën një hap të rëndësishëm përpara dhe se objektivi i 2 gradëve, ende mund të konsiderohet i arritshëm.
Top Channel