Moto GP, Rossi apelon në CAS dënimin e tij

30/10/2015 11:20

Valentino Rossi nuk heq dorë nga lufta për titullin botëror në MotoGP. Piloti italian i Yamaha, që vetëm përpara pak ditësh deklaroi se mund të mos merrte pjesë në garën e fundit në Valencia, në fakt do të bëjë të kundërtën.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, Rossi  do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin për dënimin e tij në Malajzi, pas incidentit të ndodhur me Marc Marquez, incident ky që ka bërë të shpërthejnë polemika të forta prej ditësh në Itali dhe Spanjë.
 
Me këtë veprim, Rossi ka si objektiv reduktimin e dënimit nga ana e komisarëve të garës. Pas asaj që ndodhi, Rossit iu hoqën 3 pikë nga patenta e tij, e cila iu shtua ndëshkimit të mëparshëm, që e detyron italianin të nisë garën e Valencias nga vendi i fundit.

Mësohet se vendimi për të apeluar dënimin u mor përpara 3 ditësh, pas një konsultimi të 9 herë kampionit të botës me anëtarët e një studioje ligjore, ku u studiuan edhe raste të tjera të dënimit me heqje pikësh nga patenta për këtë vit. Për më tepër, mësohet se personat e stafit të Rossit kanë në dorë të tjera prova që mund ta ndihmojnë italianin që të kthejë situatën në favor të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA