Shkodër, bizneset e vogla drejt falimentimit

28/10/2015 08:15

Bizneset e vogla në Shkodër japin alarmin se janë drejt falimentimit. Sipas tyre, masat tepër shtrënguese për të mbushur arkën e shtetit, të pashoqëruara me një poltikë sociale, kanë pasur një efekt zinxhir negativ në uljen e mirëqenies, duke zbritur në minimum shitjet.

Një tregtar tregon se ky nivel i vogël shitjeje nuk është parë asnjëherë. Sipas tij, njerëzit janë bërë shumë të varfër. Në këto kushte po bëhet vetëm shitje me listë, ndërsa xhiroja me lekë në dorë është tepër qesharake.

Ndërsa një tjetër tregtare e vogël, të cilës i kanë mbetur disa fletore me lista pa u paguar, shprehet se nuk i kalon 10 mijë lekë të vjetra  xhiro në ditë, madje tashmë që janë vendosur kasat, nuk mund të japë as ushqime me listë.

Ndërkohë, shumë tregtarë të tjerë të cilët nuk pranojnë të shfaqen në kamera nga frika se mos u kthehen tatimorët, shprehen se qeveria është shkëputur nga populli.

“Po mjelin lopën pa e ushqyer. Njerëzit si kurrë ndonjëherë po kalojnë muajin duke  marrë bukën thatë me listë”, shprehen tregtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA