Hëna e Saturnit “pret vizitorë” nga Toka
28/10/2015 00:00
Sonda hapësinore “Cassini” përgatitet për një fluturim të guximshëm pranë Hënës plot me akull të Saturnit, Enceladus.
“Cassini” do t’i afrohet deri në 50 kilometra sipërfaqes së trupit qiellor, në përpjekje për të kuptuar kiminë e grimcave të ujit që mbushin ajrin e polit të saj jugor.
Enceladus ka qenë deri më sot burim i një serie zbulimesh të rëndësishme, e tanimë konsiderohet si një prej vendeve më premtuese për zbulimin e jetës jashtë planetit tonë.
Shkencëtarët besojnë se, nën sipërfaqen e ngrirë të saj ndodhet një oqean, kushtet e të cilit janë të tilla, që të mbështesin zhvillimin e mikroorganizmave.
Top Channel