Gashi i përgjigjet lënies në stol, tripletë në ndeshjen e Kupës

28/10/2015 21:35

Shkëlzen Gashi i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme zgjedhjes së trajnerit të Bazelit për ta lënë në tribunë në javët e fundit të kampionatit zviceran.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 1-5 të Bazelit ndaj modestëve të Muttenz, ndeshje e vlefshme për Kupën e Zvicrës.

Gashi shënoi tre gola,, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Ai gjeti rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 35 të takimit, më pas në të 62 dhe 10 minuta më vonë, në të 72. Dy golat e tjerë për Bazelin u shënuan nga shqiptari tjetër, Albian Ajeti, në minutën e 75 dhe Hoegh.

Që me ardhjen e Fischer në stolin e kampionëve zviceran, Gashi nuk është më një titullar i padiskutueshëm. Për këtë, trajneri ka marrë jo pak kritika dhe vërshëllima nga tifozët e skuadrës.

Megjithatë, Fischer ka një përgjigje për këtë. “Ne kemi 28 lojtarë në skuadër, por vetëm 18 grumbullohen për ndeshje. Edhe Kakitani nuk ishte pjesë e skuadrës. Nëse ju fitoni, atëherë jeni duke bërë gjithçka mirë”, tha trajneri i Baselit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA