Moto GP, Rossi konfirmon se do të jetë në garën e fundit

27/10/2015 17:00

Valentino Rossi ka konfirmuar nëpërmjet profilit të tij në Twitter se do të jetë i pranishëm në Çmimin e Madh të Valencias, gara e fundit e Botërorit të Moto GP.

Pas dyluftimit me Marc Marquez në garën e Malajzisë, dyluftim që përfundoi me rrëzimin e spanjollit të Hondës dhe me dënimin ndaj Rossit për t’u nisur i fundit në Spanjë, italiani i Yamahas kishte deklaruar se do të mendohej nëse do të merrte pjesë apo jo në garën e fundit, atë që do të vendosë fatin e titullit kampion.

9 herë kampioni i botës ka një avantazh prej 7 pikësh ndaj shokut të tij të skuadrës, Jorge Lorenzo, por nisja nga vendi i fundit ia zbeh shumë shpresat për titull.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë. Leximi i mesazheve tuaja më ka bërë që të më kalojë mërzia dhe tërbimi”, shkroi Rossi në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA