Leksione nga meksikani Gutierrez për Vettel e Raikkonen

27/10/2015 13:15

“Si të përgatisësh garën e Meksikës me 5 leksione?”Kjo është video promovuese e publikuar nga Ferrari në prag të këtij Çmimi të Madh që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Ai që e merr përsipër që ta tregojë këtë nuk është askush tjetër përveçse pilotit të testeve të “Kokëkuqes” italiane, Esteban Gutierrez, që për një moment mori rolin e profesorit, ku studentët e tij ishin pikërisht Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen.

Vettel njihet për natyrën e tij të qeshur dhe për të ishte shumë e lehtë t’i përshtatej kësaj loje. Ajo që të bën përshtypje është reagimi i finlandezit, i cili për shkak të karakterit të tij të ftohtë ka edhe pseudonimin ‘Iceman’. vetëm se në këtë spot, Raikkonen nuk ishte aspak i akullt, madje 35-vjeçari ishte shumë aktiv në rolin e studentit.

Në orën e leksionit, Gutierrez i shpjegon Vettel e Raikkonen 5 pikat thelbësore për t’i mbijetuar aventurës meksikane që janë gjuha, kultura, gastronomia, muzika dhe tradita.

Ishte diçka e jo e zakonshme të dëgjoje Raikkonen teksa shqiptonte një frazë në gjuhën spanjolle, ndërkohë që në sfond ishte një muzikë tipike meksikane.

Në fund të dy pilotët e Ferrarit u vunë pëballë kapeleve tradicionale, sombrero, por finlandezi dhe gjermani preferuan kokoret e tyre si për të treguar se tashmë janë të përgatitur për fundjavën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA