Hoffenheim, me trajner 28-vjeçar

27/10/2015 20:15

Hoffenheim ka njoftuar se Huub Stevens do të qëndrojë trajner i skuadrës deri në vitin 2016 e më pas do të zëvendësohet në stol nga Julian Nagelsmann. Këtu nuk ka asgjë të ndonjë rëndësie të veçantë, po të mos ishte për faktin se Nagelsmann është vetëm 28 vjeç.

Aktualisht, ai është trajneri i skuadrës U-19 të Hoffenheim dhe e ka pranuar me kënaqësi sfidën e madhe që ka përpara: “Po pres me padurim të nis këtë aventurë. I falenderoj drejtuesit e klubit për besimin që treguan ndaj meje”.

Historia e futbollit ka njohur shumë trajnerë të rinj dhe të suksesshëm njëkohësisht. Në vitin 1932, Lippo Hertzka fitoi me Realin e Madridit kampionatin spanjoll pak pasi kishte mbushur 28 vjeç. Edhe Roy Hodgson ka nisur në moshën 28-vjeçare karrierën e tij, duke fituar me Halmsatds kampionatin suedez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA