Zgjedhjet në Poloni, kthehen në pushtet konservatorët e Kazinskit

26/10/2015 11:35

Partia konservatore polake, Ligj dhe Drejtësi, ka fituar zgjedhjet e së dielës duke siguruar vende të mjaftueshme në Parlament për të qeverisur e vetme. Drejtuar nga Jaroslav Kazinski, vëllai binjak i presidentit të ndjerë të Polonisë, Les Kazinski, euroskeptikët kanë rrëzuar kështu pas tetë vitesh nga pushteti platformën civile pro Bashkimit Evropian.

Gruaja që është përzgjedhur për t’u bërë kryeministre është Beata Szydlo. Shkarja e Polonisë djathtas rrezikon tani, sipas analistëve, ta vendosë vendin në një kurs përplasjeje me aleatët kryesorë në BE. Kryeministrja në largim, Eva Kopacz, duke pranuar humbjen, tha se pavarësisht besimit të parinovuar, tetë vitet në pushtet të platformës civile nuk janë çuar dëm.

“Pa asnjë hije dyshimi, Polonia tani është një vend shumë më i bukur”, deklaroi Kopacz.

Vetëm tre parti të tjera pritet të ulen po ashtu në Parlament: Partia e Fshatarëve Polakë dhe dy grupime të reja, një parti e krahut të djathtë, e kryesuar nga një yll roku, Pavel Kukiz, dhe Partia Polonia Moderne, që është një formacion pro bizneseve.

Ndërkohë, Partia Ligj dhe Drejtësi, mosbesuese ndaj BE-së dhe mbrojtëse e një qëndrimi të ashpër të NATO-s në marrëdhëniet me Rusinë, kundërshton hyrjen në eurozonë dhe premton më shumë shpenzime sociale për të varfërit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA