Nikolla: Jo më emërime politike në arsim

26/10/2015 14:40

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se nuk do të ketë më emërime politike apo korruptive në arsim, duke iu referuar këtu nismës “Mësues për Shqipërinë”.

Nikolla ka theksuar se në nëntor do të nisë vlerësimi i 1.500 mësuesve në Tiranë përmes një testimi online, i cili do të realizohet nga një kompani italiane.

“Rezultatet e këtij testimi do të tregojnë nëse kreditet që kanë marrë mësuesit nga këto 51 agjenci janë fiktive apo reale”, ka deklaruar Nikolla.

Ministrja e Arsimit i ka bërë këto deklarata gjatë seminarit “Edukimi global në Shqipëri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA