Në Turqi nuk ndryshon ora
26/10/2015 14:15
Rexhep Taip Erdoan ka vendosur ta shtyjë lëvizjen e akrepave të orës me 60 minuta prapa, duke mos e lëvizur Turqinë si shumë vende të tjera drejt orës dimërore.
Kjo, sipas presidentit, do të ndodhë pas zgjedhjeve vendimtare të nëntorit. Kaq u desh që mediat sociale turke të mbyten nga e njëjta pyetje: “Sa është ora?”
“Kjo është hera e parë që vendi ynë bashkohet i gjithi pas një pyetjeje të vetme”, tallej në Twitter një përdorues i rrjetit.
“Jemi të sinkronizuar me orën speciale të Erdoanit”, shton ai.
Lideri turk nuk ka ndaluar dot megjithatë treguesin e orës në kompjuterë, tabletë e smartphone, të cilët janë përditësuar automatikisht, duke treguar orën e re.
Top Channel