Policia mbërriti në banesën e prindërve të tij për një kontroll rutinë, vetëm për ta marrë në pyetje, por paniku që e zuri, zbuloi padashje një laborator droge me vlerë 5 milionë dollarë.
Rezvan Hussein, 29 vjeç, u dënu me 11 vite burgim pas zbulimit të policisë. Gjithçka nisi në muajin mars në qytetin e Manchester-it në Angli.
Policia trokiti në derën, ku i riu trafikant jetonte së bashku me prindërit e tij për ta marrë në pyetje 29-vjeçarin në lidhje me një zënke që nuk kishte lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, por dolën diku tjetër.
I zënë në panik, Rezvan hedh nga dritarja një çantë të mbushur përplot me heroinë dhe kokainë, e cila për fatin e tij të keq bie ngjitur me makinën e policisë që ishte parkuar në rrugë.
Pas kësaj, policia vendosi të kontrollojë më imtësisht banesën, ku gjetën një laborator përpunimi kokaine dhe heroine.
I zënë mat, Rezvan Hussain njohu akuzat e ngritura për të siguruar lirimin e mënjëhershëm të prindërve të tij, gjithashtu të arrestuar.
Top Channel