Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re Sapo hyn në Kukës, ende pa zënë fill qyteti, buzë rrugës gjen gjithmonë të parkuar një karrotrec, zotëruesi i të cilit është një person i veçantë. Jo vetëm sepse puna e tij lidhet me momente të vështira dhe tragjike, por sepse brenda trupit të këtij njeriu të vogël shtrihet një shpirt i madh.
Ai është Ermal Mehmeti, 31 vjeç nga Kukësi. Ka 8 vite që shërben 24 orë në 24 me automjetin e tij. Ka gjetur dhe asistuar shumë njerëz në vështirësi dhe, për ironi të fatit, dy javë më parë është përfshirë edhe vetë në një situatë tragjike.
Kjo është puna e tij, plot me të papritura të këndshme, të cilat mund të trokasin në çdo orë.
Por, nëse ndihma që mori sot Ramadani konsiderohet pjesë e punës së Ermalit, ky i fundit e ka treguar me dhjetëra herë, që humanizmi i tij shkon përtej.
Kjo është dritë-hija e rutinës së përditshme në punën e 31-vjeçarit nga Kukësi. Por, ndryshe është situata në shtëpinë e tij, ku ai ka ngritur një çerdhe dashurie, kulmi i së cilës është i biri 5-vjeçar Kledioni. E ashtu si babi, edhe i vogli është shumë i përfshirë në punën e vështirë të të atit, aq sa edhe orët e argëtimit, Ermali i ka të pamundura t’i mbajë larg karrotrecit.
Top Channel