Marina e Koresë së Jugut ka qëlluar një anije koreano-veriore që kishte hyrë në ujërat e saj. “Pesë të shtëna u regjistruan në orën 15.30 minuta të së shtunës, sipas orës lokale, kur barka patrulluese kaloi kufirin detar”, raportoi agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap”.
Koreja e Veriut kundrështon kufirin detar në detin e verdhë dhe anijet e saj e kanë shkelur atë edhe më herët. Peniani e cilësoi aktin një provokim të rëndë. Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, “KCNA”, raportoi se anija po kryente një operacion rutinë.
Kufiri është shkelur disa herë edhe në shkurt të vitit të kaluar dhe anijet e të dyja vendeve shkëmbyen zjarr në afërsi të ishullit Yeonpyeong tetorin e kaluar.
Incidenti i fundit vjen në një kohë kur të dyja vendet organizuan takimin e dytë të ribashkimit për pejsëtarët e familjeve të ndara nga lufta e viteve 1950-1953. Ribashkimi i kësaj jave, ishte i dyti në pesë vitet e fundit.
Top Channel