Dikur njeriu më i afërt i luftës dhe paqes i Ali Ahmetit, e sot kundërshtar i tij dhe drejtues i partisë UNITETI, gjenerali Gëzim Ostreni ka pohuar për mediat se duhet të dënohen të gjithë ata që e sollën Maqedoninë në gjedjen e tanishme.

Sa u përket bisedimeve ndërpartiake për daljen e Maqedonisë nga kriza politike, Ostreni vlerëson se në to nuk marrin pjesë katër parti, por vetëm dy palë: në njërën anë VMRO-DPMNE-ja me BDI-në dhe PDSH-në, e në anën tjetër LSDM-ja opozitare.
 
“Të gjithë thonë se atje marrin pjesë katër parti, ndërsa unë them se atje marrin pjesë dy anë. Në njërën anë janë VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH, ndërsa në anën tjetër LSDM-ja. Prej këtu del thënia se BDI-ja është vasal i VMRO-DPMNE-së”, pohon Ostreni.
 
Sipas Ostrenit, problemi qëndron në atë se këta politikanë më shumë duan vetveten sesa vendin.
 
Gëzim Ostreni është pjesëtar i grupit që u shkëput nga BDI-ja dhe themeloi partinë e re,  UNITETI.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA