Assad, i gatshëm për zgjedhje “nëse vendi çlirohet nga ISIS”

25/10/2015 13:40

Bashar al-Assad u ka thënë parlamentarëve rusë se është i gatshëm të mbajë zgjedhje të reja parlamentare e të nisë reformat kushtetuese, thotë agjensia e lajmeve “Interfax” në faqen e saj të internetit.

Assad është gati të organizojë zgjedhjet, por vetëm nëse vendi i tij do të çlirohet më parë nga kthetrat e ISIS-it e është shprehur edhe vetë i gatshëm të kandidojë.

Këtë ka deklaruar një prej ligjvënësve rusë që ndodhen në Damask aktualisht e që e ka takuar presidentin sirian së bashku me kolegët e tjerë të delegacionit të Moskës të mbërritur në Siri pak ditë më parë.

Alexander Yushchenko i bëri këto pohime gjatë një lidhjeje telefonike nga Damasku. Lideri sirian, sipas tij, shton se është i hapur që të marrë pjesë në votime nëse populli nuk kundërshton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA