Raund i ri bisedimesh/ Zëdhënësi i Kremlinit: Takimi i ri trepalësh mes SHBA, Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë Një nga liderët më të vjetër të Al Kaedës në Siri është vrarë në një përleshje të armatosur me luftëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në qytetin e Alepos.
Fronti Al Nusra, lëvizja xhihadiste sunite që lufton kundër forcave të qeverisë siriane në luftën civile, konfirmoi vdekjen e Abu Sulaiman al Masri.
Ndërkohë, foto me trupin e tij të përgjakur janë publikuar nga mediat ndërkombëtare online.
Al Masri, emri i vërtetë i të cilit mendohet të jetë Mahmud Maghwari, është një shtetas egjiptian që më parë është dënuar me vdekje në vendin e tij për faktin se ka luftuar përkrah militantëve të Hamasit në Gaza.
Më herët, xhihadistit i ishte dashur të priste disa gishta të dorës për shkak se i ishin dëmtuar rëndë në një betejë. Vdekja e tij konsiderohet si një goditje serioze për operacionet e grupit terrorist në vendin e Lindjes së Mesme.
Fronti Al Nusra së fundmi ka luftuar përkrah një aleance të njohur si Jaish al Fath, duke i mundësuar grupit që të marrë nën kontroll qytetin veri-perëndimor të Idlibit.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë më tej se, qeveria ruse ka ndërruar kursin e strategjisë së saj ushtarake në Siri.
Sipas tyre, presidenti Putin ka kërkuar mbajtjen e bisedimeve mes Ushtrisë Çlirimtare Siriane, njësi aleate e Shteteve të Bashkuara, dhe regjimit aktual sirian, të udhëhequr nga presidenti Bashar al Assad, i cili pak ditë më parë vizitoi Moskën.
Top Channel