Raund i ri bisedimesh/ Zëdhënësi i Kremlinit: Takimi i ri trepalësh mes SHBA, Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë
Rusia mbështet bisedimet mes regjimit të presidentit Bashar al Assad dhe disa grupeve rebele që kërkojnë largimin e tij.
Ky qëndrim i Moskës është ripërsëritur nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pas takimeve që zhvilloi me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, homologun turk dhe atë të Arabisë Saudite.
Lavrov tha kërkoi përshkallëzim të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike të konfliktit.
“Synimi ynë i përbashkët është që duhet të përshkallëzohen përpjekjet për nisjen e një procesi politik që do t’i japë fund konfliktit në Siri. Kjo parashikon nisjen e bisedimeve mes qeverisë siriane dhe gjithë spektrin opozitar me mbështetjen e aktorëve ndërkombëtarë”, tha Lavrov.
Kryediplomati rus nuk përcaktoi se cilët grupe duhet të përfshihen në këto bisedime, por theksoi nevojën e uljes së armëve mes palëve për të luftuar ISIS-in.
Të enjten, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi Assad është i gatshëm të bashkëpunojë me disa grupe rebele kundër të ashtuquajturit ISIS.
Moska, një aleate e palëkundur e Assad-it javët e fundit ka përforcuar rolin e vet në rajon duke dërguar avionë, trupa dhe pajime të tjera luftarake në ndihmë të presidentit sirian. Në shënjestër, sipas palës ruse, janë pozicionet e ISIS-it, por Perëndimi thotë se po bombardohen bazat e rebelëve të mbështetur prej tij.
Top Channel