Partia Socialiste i quan absurde premtimet që Lulzim Basha bën në takim me qytetarët shqiptarë.

Deputeti socialist, Ervin Bushati sjell në kujtesë disa nga premtimet e kreut të demokratëve, para se të merret postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Të gjithë i mbajnë mend premtimet e tij, nga linja e tramit, deri tek ulja e çmimit të bukës. Por në fakt, katër vjet rresht, vetëm premtoi dhe në fund nuk mbajti asnjë premtim. Të thuash ‘PO’ për çdo gjë, nuk mjafton. Sot, Basha po tenton të bëje të njëjtën gjë. Përpiqet të premtojë dhe t’u thotë ‘PO’ të gjithëve por në fakt të gjithë e dinë se Lulzim Basha nuk di të mbajë premtimet që bën dhe duke qenë se edhe ai vetë e di se premtimet nuk do t’i mbajë kurrë, ka filluar të bëjë edhe premtime  absurde”, thotë Bushati.

Lidhur me akuzat e opozitës se ekonomia e vendit është futur në një krizë të thellë, Bushati përmend raportin e Bankës Botërore dhe të “Standard and Poor’s”.

“Edhe tani që raporti i Bankës Botërore thotë se ekonomia e Shqipërisë ka filluar të ecë në drejtimin e duhur, tani që agjencia më prestigjoze financiare që vlerëson stabilitetin financiar të gjithë vendeve të botës, “Standard and Poor’s”, e vlerëson pozitiv stabilitetin financiar të vendit tonë dhe parashikon zhvillim në vitet e ardhshme oferta e Lulzim Bashës është kthimi prapa tek Saliu. Kthimi prapa tek borxhet, kthimi prapa te konkurrenca e pandershme, kthimi prapa te mospagimi i energjisë; Kthimi prapa tek mospagimi i taksave, kthimi prapa në informalitet, kthimi prapa në gropën ekonomike që krijuan këta vetë, Luli dhe Saliu, për tetë vite rresht”, deklaron Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA