Raund i ri bisedimesh/ Zëdhënësi i Kremlinit: Takimi i ri trepalësh mes SHBA, Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë Rusia dhe Jordania kanë nisur koordinim për operacionet ajrore në Siri, duke bërë kështu forcimin e pozitës së Moskës në këtë sipërmarrje ushtarake.
Ministri i Jashtëm rus, së bashku me homologun e tij jordanez, arritën në një ujdi për të mbrojtur regjimin e Bashar al Assad. Por frika e perendimorëve është se fushata ushtarake e Rusisë , nuk ka në shënjestër vetëm grupet “terroriste” si Shteti Islamik ISIS, por edhe fushat ku veprojnë rebelët sirianë. Në të njëjtën kohë, Jordania gjithashtu është edhe pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kryen sulme ajrore kundër ISIS. Për analistët, kjo mund të gjenerojë debate mes palëve. Për t’i paraprirë këtij skenari, Lavrov dhe homologu i tij amerikan, John Kerry, zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura të premten në kryeqytetin austriak me fokus kryesor në konfliktin sirian.
Por, ka qenë deklarata e presidentit Putin disa ditë më parë, ajo që zgjoi tensionet. Ai akuzoi Perëndimin për standard të dyfishtë në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e përdorin grupet terroriste për interesat e tyre.
“Është gjithmonë e vështirë te luash një lojë të dyfishtë , të shpallësh një luftë kundër terroristëve, por në të njëjtën kohë të përpiqesh të përdorësh disa prej tyre si gurë shahu në fushën e Lindjes së Mesme. Nuk është e nevojshme për të luajtur me fjalët dhe terroristët, e për ti ndarë ata në të moderuar dhe jo të moderuar. Unë do të doja të dija se cili është qëllimi i vërtetë i tyre”, deklaroi Putin.
Pavarësisht deklaratave , Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka fajësuar sulmet ajrore nga të dyja koalicionet për vdekjen e civilëve. Vetëm nga nisja e sulmeve ruse në 30 shtator, të paktën 446 persona, më shumë se një e treta e tyre civilë, kane gjetur vdekjen.
Top Channel