Ka fillluar këtë të shtunë në Berat, për të vijuar më pas në qarqet e tjera të vendit, prezantimi dhe diskutimi i draft-strategjisë së hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban për strehimin social.
Në një takim, ku kanë qënë të pranishëm specialistë vendas dhe të huaj, si dhe kryetarë të njësive vendore, janë paraqitur qëllimet e këtij drafti.
Ato konsistojnë në ofrimin e zgjidhjeve të gatshme dhe të përballueshme për strehimin e familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, që nuk kanë mundësi të përballojnë blerjen e një shtëpie në një treg të hapur.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka deklaruar se hartimi i draft/strategjisë së strehimit 2015-2025 ishte emergjent, pasi qeveria u përball që në fillim me nevoja shumë të mëdha strehimi në vend dhe me një borxh të madh që qeveria paraardhëse i kishte bankave, por që tashmë është shlyer.
“Të gjithë ata që kishin nevoja emergjente për strehim u mbështetën nga ana jonë dhe deri në vitin 2025, pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare që nuk mund të përballojë një alternativë strehimi në treg do t’i ofrohen nga qeveria alternativa strehimi të përshtatshme dhe të përballueshme”, ka thënë Gjermani.
Ministrja ka shtuar se, qeverisë i duhet një dokument politik që kërkon koordinim ndërinstitucional dhe që do të jetë ndihmesë edhe për njësitë e qeverisjes vendore.
Top Channel