
Ora do të shkojë pas. Por falë teknologjisë moderne, nuk duhet të bëni gjë. Të gjithë smartphone-ët modernë të Apple, Android dhe Microsoft automatikisht duhet të ndryshojë orën më 25 tetor.
Por për këtë duhet të siguroheni që të gjitha rregullimet janë korrekte. Teksa telefonët janë ndërtuar për një datë dhe vend automatik, ky opsion mund të fiket
Në iPhone, duhet të shkoni në Settings, më pas në General, Date and Time dhe komanda Set Automatically.
Në Android shkoni tek Settings, zgjidhni Date and Time dhe zgjidhni Automatic Time Zone që gjendet poshtë Automatic Date and Time.
Për shkak se telefonët e marrin orën nga Network Time Protocol, një teknologji që u tregon orën në lidhje me internetit, telefonët mund të mos kthejnë automatikisht nëse nuk janë të lidhur me internetin. Dhe në vitet e mëparshme, ka pasur disa ngatërresa dhe pavarësisht rregullimeve, telefoni nuk e ndërronte orën automatikisht, por ky problem u zgjidh.
Kështu që për të qënë më të sigurtë, merrni një orë të zakonshme shtëpie, që nuk lidhet me internetin, ndërrojeni orën para se të flini. Kështu që nuk do të shqetësoheni duke kontrolluar orën gjithmonë, apo nuk do e vrisni mendjen nëse telefoni juaj është përditësuar.
Top Channel