BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar, të tjera viktima të dyshuara britanike
Autoritetet meksikane kanë zbuluar një tunel të gjatë 800 metra që është shfrytëzuar për të kontrabanduar drogë në qytetin amerikan të San Diegos.
Tuneli që hyrjen e ka në qytetin meksikan të Tijuanas, besohet se i përket bandës së të shumëkërkuarit Joaquin Guzman, i cili u arratis kohë më parë nga një burg i sigurisë së lartë.
Policia njoftoi se janë ndaluar 16 të dyshuar dhe janë sekuestruar 10 tonë marijuanë. Tuneli ishte i thellë 10 metra, ndërsa gjatë aksionit nuk ka pasur të shtëna, pasi të dyshuarit janë dorëzuar menjëherë.
Autoritetet e kanë përshkruar si një tunel të sofistikuar, me drita, ventilim dhe me masa mbrojtëse për të parandaluar shembjen.
Prej vitesh, kartelet meksikane kontrabandojnë drogë drejt SHBA-ve duke shfrytëzuar tunele të nëndheshme.
Top Channel