Wikileaks publikon dokumente nga email-i i drejtorit të CIA-s

22/10/2015 03:45

Wikileaks ka publikuar disa informacione personale të drejtorit të CIA-s, John Brennan, të marra nga email-i i këtij të fundit i cili u bë cak i një sulmi kibernetik.

Në mesin e dokumenteve të cilat janë publikuar, nuk ka ndonjë “informacion të klasifikuar”, por gjithsesi kjo nuk ka lënë të pashqetësuar agjencinë. Informacionet që janë shtënë në dorë nga Wikileaks kanë të bëjnë me disa numra pasaportash, adresa të familjarëve si dhe disa numra të sigurimeve shoqërore.

Po ashtu, nga email-i i Brennan është marrë një formular jo i plotë që shërben për të marrë të dhëna personale për punonjësit federalë në mënyrë që të fitojnë “lejen e sigurisë” që i lejon të kenë qasje në “informacione të klasifikuara”.

Përpos informacioneve personale, në këtë formular kërkohen edhe informata mbi shëndetin, të kaluarën kriminale si dhe pyetje të tilla që kërkojnë të kuptojnë mos personi që plotëson formularin është përdorues i substancave narkotike ose është i lidhur me ndonjë qeveri të një vendi tjetër.

Në mesin e dokumenteve të siguruara ishte edhe një letër e zv.kryetarit të Komisionit të Intelegjencës pranë Senatit, një projektligj i vitit 2008 që përcaktonte teknikat e marrjes në pyetje dhe një dokument për politikat e brendshme të agjencisë, por që nuk ofronte informacione sekrete.

Mirëpo, Wikileaks ka paralajmëruar se të enjten gjatë ditës do të publikojë edhe të dhëna të tjera që janë marrë nga email-i i drejtorit të CIA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA